Në vijim të kontrolleve zyrtare dhe monitorimeve të kryera me qëllim mbrojtjen e shëndetit të konsumatorëve dhe garantimin e sigurisë ushqimore, trupa inspektuese e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit inspektoi subjektin “E. R.”, nga ku rezultoi se:

Dhoma frigoriferike ngrirëse dhe vaskat e shkrirjes së lëndës së parë ku ushtronte aktivitetin subjekti ishin në kushte të papërshtatshme higjieno-sanitare.

Për shkeljet e konstatuara, ndaj subjektit u vendos masa urgjente e bllokimit të aktivitetit, u bllokua sasia prej 535 kg gjiro dhe mish pule i pasigurt për konsum si dhe u vendos masa administrative “Gjobë” me vlerë 300’000 lekë.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit do të vijojë kontrollet zyrtare në të gjithë vendin me qëllim garantimin e mbarëvajtjes së festave të fundvitit dhe garantimin e sigurisë ushqimore.