Alexandra Lewis është vajza nga Australia e cila ‘braktisi’ vendin e saj për të jetuar në Shqipëri. Prej më shumë se 8 vitesh ajo është zhvendosur në Tiranë, ku ka kryer një sërë punësh dhe tashmë është vendosur përfundimisht këtu. Për të Shqipëria është vendi i zemrës. Në një intervistë në emisionin “Rreze Dielli” ajo tregoi se jeton prej 8 vitesh këtu, dhe se i pëlqen shumë Tirana.
Unë kisha një punë shumë të mirë në Austri, por nuk dëshiroj të bëhem e pasur, jeta nuk është lekët për mua. Në vitin 2014 kisha lexuar një libër për Shqipërinë dhe Tirana ishte një qytet që po ndryshonte dhe ishte më e bukur nga se e mendoja. Jeta në Shqipëri është më e lirë se në Australi, nuk ka shumë rregulla. Kam dy blogje që prezatoj bukuritë shqiptare dhe ushqimin, sepse ka shumë agroturizëm.Shqipëria ka shumë mundësi, natyra është shumë e bukur.
Ndërsa tregoi më tepër për ushqimet që i pëlqejnë në Shqipëri: “Më pëlqen shumë sepse keni ‘sloë food’ nga ferma në tavolinë cdo gjë është organike dhe gatuani me procesin tradicional, shumë e veçantë për mua. Në dimër mund të ha luleshtryshe, shalqinj të gjitha produktet që nuk janë të stinës. Më pëlqen shumë fërgesa me speca dhe byreku” tregoi ajo.
E pyetur nëse mendon se mund të gjej dashurinë në Shqipëri, ajo tha se nuk ishte në planet e saj martesa. “Nuk dua të martohem, jam më mirë beqare gjithë jetën, ka dy mace. Nuk dua të martohem, jam e pavaruar dhe s’jam fare për martesën, ndoshta nëse gjej një burrë për shpi që të pastrojë për mua, ndoshta por nuk shpresoj që do të gjejë” tha Alexandra.