Këto janë pamjet e aksidentit tragjik që ndodhi mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Samurr-Qafë Mollë ku një makinë ka rënë në humnerë nga një lartësi 90 metra.
Mësohet se 38-vjeçari Besnik Samurra, i cili teksa drejtonte mjetin tip ‘Benz’ me targa AA309 NU ka humbur kontrollin duke rënë nga një lartësi 90 metra në humnerë. Brenda makinës ndodheshin 3 persona të tjerë, Misir Maloku, gruaja e tij Blerta Maloku dhe djali i tyre, Fatjon Maloku. Mësohet se ata janë jashtë rrezikut për jetën.