Pa më të voglin dyshim, Granit Xhaka, është lojtari i momentit tek skuadra e Zvicrës, si dhe një nga më të preferuarit për tifozët shqiptar për paraqitjen fantastike që ai dhuroi gjatë sfidës me Serbinë, dhe mënyrën se si u përballë me kundërshtarin, e ku “qershia mbi tortë” ishte festa e tij në fund me fanellën me mbiemrin “Jashari”.
Edhe në studiot sportive në Shqipëri komentet më të mëdha pozitive i ka marrë kapiteni i “Helvetëve”.
Në emisionin sporitv “Qatar2022” që transmetohet në “A2” nga gazetari Erald Kodheli, ky i fundit bëri edhe një koment epik, sa i përket momentit kur Xhaka u përplas me lojtarët serb.
“Nga Xhaka mua mu duk një përshëndetje e përzemërt, shume e sinqertë ndaj stolit serb. Me sinqeritetin qe e karakterizon Xhakën, më pas nisi një sherr masiv që vazhdoi edhe në minutat e fundit të ndeshjes kur Xhaka ishte shënjestra e të gjithë lojtarëve serb”, ishte komenti i gazetarit Kodheli.
Për me shumë ndiqni videon e plotë.