Ditën e sotme rreth orës 16:00 Partia Socialiste do të mbledhë drejtuesit politik të qarqeve.
në fokus të kësaj mbledhje që do të organizohet në selinë rozë, pritet të jetë organizimi i strukturave vendore për zgjedhjet e ardhshme, si dhe diskutimi mbi përcaktimin e kandidatëve për zgjedhjet e 14 Majit.
Në një kohë kur Sali Berisha me ‘Rithemelimin’ ka zyrtarizuar kandidatët, Partia Socialiste nuk ka bërë asgjë publike. Ajo që dihet deri më tan është që Erion Veliaj do të rikandidojë në Tiranë, e ndërsa Dritan Leli nuk do të ketë një shans të dytë.