Franca është zgjuar, Mbappe është ringjallur. Mbappe ka shënuar një gol spektakolar duke barazuar shifrat në minutën e 82-të.

Argjentina dhe Franca ndeshen me njëra-tjetrën në finalen e madhe të Botërorit të Katarit, në stadiumin “Lusail”, me të dyja skuadrat që do të kërkojnë të ngrenë në qiellin e Dohas trofeun e artë.

Një orë përpara startit të takimit në stadium është zhvilluar ceremonia e hapjes së finales së Botërorit. Davido dhe Aisha performuan këngën “Better Togerther”, teksa Ozuna dhe Gims kënduan “Arhbo”. Nora Fatahi, Balqees, Mamal dhe Rahma Riad performuan “Light the Sky”.

Formacionet zyrtare:

Argjentina: Emiliano Martínez; Molina, Romero, Otamendi, Acuña; Di María, De Paul, Enzo Fernández, Mac Allister; Leo Messi. Julián Álvarez.

Franca: Lloris; Koundé, Varane, Upamecano, Théo Hernandez; Antoine Griezmann, Tchouaméni, Rabiot; Dembélé, Giroud, Mbappé.