Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka ka reaguar në lidhje me sulmin në kundër një blloku apartamentesh në Dnipro, Ukrainë, nga Rusia ku deri tani raportohet për 25 të vdekur.
“Të tronditur nga numri i të vdekurve shkaktuar nga sulmi i raketave ruse kundër një blloku apartamentesh në Dnipro, Ukrainë. Një tjetër krim i tmerrshëm lufte nga strategjia ruse, taktikat e së cilës në Ukrainë ngjajnë më shumë me ato të një organizate terroriste sesa me ato të një vendi modern dhe anëtare e përhershëm në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.
Këto krime nuk duhet të mbeten pa u ndëshkuar! Ne duhet të punojmë të gjithë së bashku për të garantuar që e gjithë komanda ruse të mbajë përgjegjësi për këto krime barbare. Ne qëndrojmë përkah Ukrainës!”– shkruan Xhaçka.