Nga Alban Daci/
Bënë disa ngjarje që do të mbeten gjatë në memorien e gjithsecilit!
– Mblodhën 40 mijë firma për të marrë partinë, por në 30 vjet nuk mblodhën edhe një firmë të vetme për të bërë referendum për kauza demokratike
– Bën Kongresin në stadium si asnjë parti në Botë e nuk ndertuan një stadium të ri sa kohë qenë në pushtet
– Hapën gjyq në Francë për non grada, por nuk ndodhi asgjë dhe morën non gradë tjetër edhe nga UK!
-Sulmuan selinë e PD sikur të ishin hordhitë otomane ndaj Kalasë së Krujës, por nuk e morën dot vulën
– Bënë “primare” ku shpiken listën e simpatizantëve e fryn anëtarësi, por në pjesmarrja reale ishte shumë e vogël
– Futën klauzolën e balotazhit, por në Tiranë e mbyllën me marrëveshje
– Sulmuan grupin parlamentar të PD, por nuk arritën kurrë ta dominonin
– Hëngrën dajak me datë 8 janar, por shpejt disa e harruan
– E nisën me konservatorizëm dhe përfunduam me revolucion bolshevik
– Luftuan ta largojnë Bashën, por ky i fundit dha vetë dorëheqje
– E nisëm me sovranizëm e përfunduan me zona të lira për minoritarët
– E nisën me luftë për të larguan Ramën e përfunduan duke sulmuar demokratët kolegë në Parlament
– E nisën me slogan për protesta të medha e përfunduan me beteja politike për kapjen e marrjen e PD
– E nisën me idenë e bashkimit të demokratëve duke përjashtuar vetëm Bashën e përfunduam si një minorancë parlamentare.
Një gjë është e sigurt se ngjarja e 8 janarit është një ndër ngjarjet më të rënda në keto 30 vite dhe unikale në Botë, sepse nuk ka ndodhur kurrë që me shina treni e me sëpata po njerëzit e të njëjtës parti të dhunojnë selinë për ta marrë atë me metodat tipike të revolucionit bolshevik! 8 janari do të mbetet një njollë turpi dhe absurdi në PD dhe për demokracinë shqiptare! Ajo ngjarje i ndau përgjithmonë demokratët!