Analisti Drizan Shala është shprehur se pritet që kreu i qeverisë së Kosovës Albin Kurti të japë dorëheqjen pas datës 17 shkurt, festën e Pavarësisë së Kosovës.
Në një intervistë për Euroneës Albania, theksoi se pakënaqësia e qytetarëve ndaj tij po rritet çdo ditë më shumë.
“SHBA e ka vizionin dhe rrugën e qartë përsa i përket asociacionit.
Kurti sipas gjasave do të gëzojë dhe 17 shkurtin si Pavarësinë e Kosovës dhe më pas mund të presim një dorëheqje të tij sepse pakënaqësia e qytetarëve ndaj tij është vetëm në rritje.
Ne shumë grupe Albin Kurti është i komentuar, në çdo mënyrë dhe në çdo sferë.”- tha ai.