Pjesa e parë e ditës pritet të jetë me alternime kthjellimesh dhe kalime vranësirash, ku më të dukshme kthjellimet do të jenë në ultësirën perëndimore.

Ndërsa pas mesdite vranësirat do të shtohen në të gjithë vendin tonë, ku më të theksuara vranësirat do të jenë në zonat Verilindore dhe Juglindore.

Temperaturat e ajrit do të mbeten konstante në mëngjes, POR do të ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -2°C deri në 16°C. Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe në det me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi verior do të krijohet dallgëzim 1 – 2 ballë.