Ambasadori italian në Tiranë, Frabrizio Bucci është takuar ditën e sotme me kryeprokurorin e SPAK, Altin Dumanin për herë të parë që prej kur ky i fundit u zgjodh në krye të Prokurorisë së Posaçme.
Nëpërmjet një postimi në facebook, Bucci shkruan se puna e përbashkët e autoriteteve shqiptare dhe italiane kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit mbetet thelbësore për të dy vendet.
“Takim frytdhënës e i ngjeshur me Altin Dumani, duke i uruar punë të mbarë. U rinovua mbështetja e plotë dhe e pakushtëzuar e ndaj SPAK, që duhet të punojë në pavarësi dhe liri të plotë, pa kushtëzime. Puna e përbashkët kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit mbetet thelbësore për të dy Vendet. Do të vijojmë të bashkëpunojmë me shumë përkushtim e efikasitet”- shkruan Bucci pas takimit me Dumanin.