Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku u shpreh se për vitin 2023 do të ndërtohet projekti për “By Pass-in” e Elbasanit. Ajo u shpreh se pas projektimit do shihet mundësia për të aplikuar për financim në Bashkimin Europain, si pjesë e Korridorit të 8-të.

“Do kemi një projekt për “By Pass-in” e Elbasanit. Do të aplikojmë në fondet e BE. Është pjesë e Korridorit 8. Pas Fushë Krujës kemi edhe një ngërç në Elbasan. Nuk mundemi të kemi akse kombëtare me hyrje në qytet. Do kemi projektin e plotë për By Passin e Elbasanit për të aplikuar më pas në fondet e BE. Do çelim garën për Milot-Balldre. Një projekt tjetër për Berat-Ballaban.”tha Balluku.

Balluku u ndal edhe tek transporti urban, duke theksuar se do të studiohet mundësia për të kthyer në kushte optimale këtë sektor.

“Rezulton që është një sektor me disbalancë financiare.”