Lehtësimi i barrierave tregtare mes vendeve të rajonit, përmes “Open Balkan”, nxitën shtimin e shkëmbimeve tregtare në fushën e Bujqësisë. Në statistikat e Ministrisë së Bujqësisë, vihet re se në 2022, volumi tregtar në fushën e bujqësisë me vendet e “Ballkanit të hapur”, RMV dhe Serbinë, u rrit në nivelin 25%.
Eksportet bujqësore shqiptare me Serbinë u rritën me 58.2 % në vlerë dhe në sasi u rritën me 13.6 %. Me Maqedoninë e Veriut shënuan rritje me 37.2 % në vlerë dhe 32 % më shumë në sasi. Importet bujqësore me Serbinë kanë rënë me 9% dhe me Maqedoninë e Veriut janë ulur me 22%. Sa i takon nismave të bashkëpunimit rajonal, Shqipëria kryeson listën e vendeve në CEFTA për përdorimin e sistemit dhe kursimin e kohës së procesimit të eksportit dhe pritjes së kamionave në kufij. 86% e certifikatave fitosanitare të të gjithë projektit pilot të BE e kanë origjinën nga Shqipëria.
Ndërkohë janë reduktuar kostot dhe koha në kufi e operatorëve ekonomik nga Kosova. Nëse në 2021 në kufi për të kryer 10 hapa procedurialë e dokumentarë duheshin nga 30 minuta deri në 7 ditë. Në 2022 kryhet vetëm vetëdorëzimi i dokumentave, duke shpenzuar maksimalisht nga 5-10 minuta, çka ka sjell kursimin e mbi 6 600 orëve pritje në kufi dhe rritje me 73% të eksporteve.
Sipas INSTAT, për vitin 2022, Shqipëria, arriti nivelin më të lartë historik të eksporteve bujqësore në shifrën rekord 51.7 miliardë lekë në sasi, duke eksportuar 389, 805 ton produkte, ose 42,284 ton me shumë, ku kryeson kapitulli i “Zarzavateve”, me 5,746 ton me shumë eksporte dhe kapitulli i “Frutave” me 17,766 ton më shumë./shqiptarja.com