Ish-ambasadori i Kosovës në Suedi, Lulzim Peci deklaroi se nëse Kosova nuk nënshkruan marrëveshje me Serbinë, kjo do të dëmtonte interesat e vendit.
Në emisionin “Balkan Talks” në Euronews Albania, Peci u shpreh se Kosovës duhet t’i jepet një zotim nga BE-ja, që vendit t’i jepet statusi kandidat, nëse e nënshkruan marrëveshjen.
“Nëse Kosova nuk do ta nënshkruajë këtë marrëveshje, unë besoj që ne do të humbim hapin për një të ardhme mjaft të gjatë. Vitin e ardhshëm do të jenë zgjedhjet në SHBA dhe BE. Kjo çështje e rregullimit të marrëdhënieve me Serbinë mund të zgjasë për vite me radhë, kjo do të jetë në dëm të interesave të Kosovës.
Kosovës t’i jepet një zotim nga BE, që nënse e nënshkruan marrëveshjen, do t’i jepet statusi kandidatit dhe nga NATO-ja, anëtarësimi në aleancë”, theksoi ai.