Tottenham nuk i ka ofruar një kontratë të re Antonio Contes i cili do të largohet nga klubi londinez në fund të qershorit kur t’i mbarojë kontrata që ka aktualisht.
Sipas “The Sun”, drejtuesit e klubit nuk janë të bindur dhe të kënaqur nga ecuria e skuadrës këtë sezon duke vendosur të ndjekin një profil tjetër për stolin e “gjelave”.
Tottenham kishte në kontratë edhe një opsionin për rinovimin e bashkëpunimit me 12 muaj shtesë por nuk e ka bërë një gjë të tillë.
Edhe Conte në krahun tjetër nuk është i bindur për të vazhduar punën në Angli pasi familja e tij por qëndron në Itali dhe në konferencën e fundit për shtyp ai reflektoi një sjellje ndryshe duke vënë theksin në kohën që duhet të kalojë me njerëzit e tij të dashur.