Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro ndau sot pamje magjike të fshatit Dardhë në Korçë, i cili është i mbuluar nga dëbora këtë janar.

Duke u uruar qytetarëve një të dielë të bukur, Kumbaro ka shkruar në rrjetet sociale se, “Kështu i ka lezet Dardhës”.

Dardha ndodhet 19 kilometra në juglindje të Korçës, në një lartësi gjeografike impresionuese mbi 1300 m, që vetvetiu e çon përfytyrimin tek dimri i gjatë me borë, tek pranverat e ndezura nga blerimi, tek verat e puhizave e vijnë nga pyjet, tek vjeshtat me palete piktorike prej ylberi.

Dardha ia ka dalë të bëhet e njohur anembanë vendit, jo vetëm për natyrën dhe klimën e saj, por sidomos për traditat, kulturën e të jetuarit dhe për njerëzit e shquar që i kanë dhënë vendit.