Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale bëri të ditur sot se, në 24 orët e fundit janë kryer 461 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 12 qytetarë.

Sipas ministrisë, rezultuan pozitivë 3 qytetarë në Tiranë dhe Lushnje, nga 2 qytetarë në Fier, Vlorë dhe Sarandë. Ndërsa janë 216 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në Spitalin Infektiv po merr trajtim 1 pacient. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Ministria informon se, janë shëruar 35 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,241 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 13 Janar 2023)

Raste të reja ditore 12
Të shëruar në 24 orë 35
Të shtruar në spitale 1
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 461

Testime totale 2,024,641
Raste pozitive 333,053
Raste të shëruara 329,241
Raste Aktive 216
Humbje jete 3,596

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 146
Fier 28
Vlorë 19
Berat 6
Shkodër 6
Gjirokastër 3
Durrës 3
Lezhë 2
Dibër 2
Elbasan 1