Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 429 testime, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 20 qytetarë, në Bashkitë:

11 në Tiranë, 3 në Lezhë, nga 2 qytetarë në Fier, Vlorë, nga 1 qytetarë Durrës, Sarandë. Janë 216 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 1 pacient. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 6 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,307 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 18 Janar 2023)

Raste të reja ditore 20
Të shëruar në 24 orë 6
Të shtruar në spitale 1
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 429

Testime totale 2,026,342
Raste pozitive 333,119
Raste të shëruara 329,307
Raste Aktive 216
Humbje jete 3,596

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 155
Fier 20
Vlorë 15
Berat. 7
Durrës. 7
Shkodër 4
Gjirokastër. 3
Korçë. 2
Lezhë. 3
Elbasan.1