Në redaksinë e “5pyetjet.al” ditën e sotme (11 Janar 2023) mbërriti një denoncim i fortë nga daja për mbesën, që është pronare e një kompanie të njohur në Kosovë. Bëhet fjalë për pronaren e “Air Prishtina”, Lejla Sallahu (Ibrahimi).
Personi që bëri denoncimin është Rushit Ahmeti (Ukshini) nga Presheva. Ai deklaroi se mbesa e tij Lejla (vajza e motrës) në vitin 2003 shkoi në Amerikë, ku Rushiti qëndronte dhe i kërkoi që të merrte një kredi në bankat amerikane për ta ndihmuar me qëllim që të shpëtonte kompaninë nga falimenti .
Kompania më parë ka qenë në emrin e babait të Lejlës (Bexhet Sallahut nga i cili e trashëgoi) por për shkak të problemeve financiare ishte në prag të falimentit.
“Unë jam Rushit Ahmeti (Ukshini) nga Presheva. Dua të denoncoj mbesën time që më ka marrë 265 mijë dollarë kredi dhe nuk më ka kthyer 115 mijë franga nga borxhi. Historia nisi në vitin 2003. Unë jetoja asokohe në SHBA, Ohio. Mbesa ime Lejla Sallahu (Ibrahimi) po kalonte një krizë financiare në kompaninë “Air Prishtina” dhe erdhi në Çikago.
Denoncimi i Rushit Ahmetit për Lejla Sallahun
Shkoi te familja e këngëtares Genta Ismaili, pasi i ati i saj është biznesmen. Unë kam qenë 6 orë larg, në Ohio. Më kërkoi që të shkoja në Çikago. Shkova atje. Jam takuar me Lejlën. Më kërkoi të merrja një kredi në emrin tim në SHBA për ta ndihmuar. Kredinë e mora në Ohio. 265 mijë dollarë për kompaninë e saj në Prishtinë që ta shpëtoja nga falimentimi.
Në këtë moment mbesa më kërkoi që të kthehesha në Prishtinë nga Amerika me argumentin se kishin nevojë për mua në Kosovë. Sa i përket kredisë, mbesa mori përsipër të kryente pagesat e bankës. Sepse nuk kisha lekë ta paguaja. Prej vitit 2003 deri në 2008 nisa dhe kërkova lekët. Asokohe ishte edhe motra gjallë.
Denoncimi i Rushit Ahmetit për Lejla Sallahun
I kërkova me qetësi pa presion. Por prej vitit 2008 insistova me forcë. Ata nuk pranuan me më dhënë lekët. Në fundin e vitit 2008 filluan të më jepnin shuma të vogla, franga, euro dhe dollarë, por simbolike.
Në vitin 2011 motra vdiq dhe pas mbesa më tha që “t’i kemi shlyer të gjitha”. Por në total unë mora vetëm 150 mijë franga. Pjesa që nuk ishte shlyer ishte 115 mijë franga. Lejla më thoshte që “ti ua ke dhënë borxh prindërve të mi, nuk ke punë me mua. Ajo kompani falimentoi dhe nuk më intereson”.
Përveç motrës kishte vdekur edhe i ati i saj Bexhet Sallahu. Nga inati shkova në Prishtinë dhe i theva zyrën me çekiç. Humba bizneset e mia në Preshevë. Unë i denoncova dhe ata më denoncuan. Madje paguan një njeri që më ka rrahur. Denoncimi i Rushit Ahmetit për Lejla Sallahun
Tashmë nuk shkoj dot as në Amerikë, pasi disa vite më parë më ndaluan kur po shkoja në Kumanova dhe policia serbe më tha që je në kërkim nga SHBA për shkak se nuk ke shlyer kredinë.
Por fatmirësisht Serbia nuk ka marrëveshje ekstradimi me SHBA-në. Jam me fat. Më mbajtën pesë orë dhe më liruan” deklaroi ai në “5pyetjet.al” duke i kërkuar mbesës që t’i kthejë shumën që sipas tij ende i ka borxh, 115 mijë franga. Denoncimi i Rushit Ahmetit për Lejla Sallahun
Por çfarë thotë pala tjetër? “5pyetjet.al” tentoi disa herë që të kontaktonte zonjën Lejla Sallahu (Ibrahimi) për t’i marrë një prononcim, por ajo nuk e ngriti telefonin.
“5pyetjet.al” i la një mesazh zonjës Sallahu dhe është në pritje të përgjigjes për të mësuar versionin e saj për denoncimin që ka bërë zoti Rushit Ahmeti (Ukshini), që pretendon se është daja i saj dhe që mbesa i ka borxh 115 mijë franga.