Ish-lojtarët e Kombëtares Italiane të Kupës së Botës 1990, kishin krijuar një grup në “wats app” ku bënte pjesë edhe Gianluca Vialli. Riccardo Ferri rrëfen një episod të veçantë ku të gjithë e kuptuan se ish-sulmuesi nuk po kalonte një moment të lehtë.
“Shkruanim shpesh herë për të kujtuar apo uruar dikë apo një event. Vialli shkruajti për herë të fundit në 27 nëntor për ditëlindjen e Mancinit por nuk u bë i gjallë në datën 22 dhjetor për atë të Bergomit dhe aty e kuptuam se diçka nuk shkonte”.
Në vijim të intervistës, Ferri shton:
“Do t’i mungojë gjithë futbollit italian. Ka shumë nga Vialli në suksesin e Italisë në Euro 2020. Duke riparë përqafimin me Mancinin, u përlota. Donte të çonte vajzat në altar por jam i sigurt se ju ka lënë një trashëgimi shumë të madhe me leksionet e tij”.