Silvio Mendes de Kampos Zhunior, i njohur dhe si Silvinjo, prezantohet si trajneri i ri i Kombëtares shqiptare, për të cilën do të firmosë një kontratë 18-mujore, me objektivin e vetëm, arritje në fazën finale të Europianit “Gjermani 2024”. Kjo do të jetë aventura e tretë për 48-vjeçarin në pankinën e një skuadre si trajner i parë, pas asaj të Lionit në 2019 dhe Korinthiasit në 2021-22.

bandicam 2023-01-09 10-52-47-887“Mirëdita të gjithëve. Doja t’ju falënderoja që jeni këtu. Jam i kënaqur me stafin tim. Doja t’i thoja diçka Rejës. Ka shumë punë. Duhet të bëjmë disa zgjedhje të vështira. Faleminderit për punën që ka bërë. Për zemrën, për pasionin. Ne kemi dëshirë që të bëjmë mirë. që ta çojmë këtë Kombëtare në vendin e duhur. Për këtë arsye jemi këtu.

Kur takova presidentin këtë pash te ai. Mendoj se dhe ai pa te ne urinë dhe dëshirën për rezultate pozitive. Për t’i dhënë këtij projekti vazhdimësinë. Shpeshherë dëgjoj dhe njerëzit për zgjedhjet që bën një trajner. Federata Shqiptare më bindi. Më bindi që të merrja përsipër këtë punë. Jemi të kënaqur dhe besoj se do të bëjmë një punë të mirë”.