Raftet e librarive në Angli dhe Jo vetëm janë mbushur gjatë mesnatës me “Spare”. Libri i Harry-t u shit përpara kohe gabimisht në Spanjë dhe disa fragmente kanë bërë xhiron e rrjetit prej ditësh.

Vetë anglezet e kanë porositur nga një kopje paraprakisht duke e bërë librin më të shitur pa dalë ende në treg.

Disa thonë se duan ta dëgjojnë historinë nga vetë “goja mbretërore”. Të tjerë janë kundër Harry-t dhe mënyrës se si ka dalë kundër familjes. Siç duket, prej këtyre të fundit, Harry po lëviz me truproja, i frikësuar për jetën e tij.