Analisti Kreshnik Spahiu e cilësoi drekën e bashkimit të partisë Demokratike si një drekë vakie të të 40-ave të kësaj force politike.

Në një lidhje të drejtëpërdrejtë me studion e lajmeve të Euronews Albania, Spahiu, tha se takimin e Berishës me deputetët e grupimit Alibeaj, nuk e shikon si një hap drejt bashkimit të PD-së, por si një hap nga halli për të mbuluar krizën e identitetit që ka kapluar atë forcë politike.

“E pashë si drekën e fuindit. E kupton ku është katandisur, në Bathore hëngri drekën e fundit, njeriu që e ngriti atë parti në Washington, tani është katandisur vetëm me mbështetjen e Bathores.

Të pretendosh që dreka me qofte dhe me raki në Bathore do të bashkojë këtë parti, ndërkohë që i gjithë Bashkimi Evropian ishte mbledhur në “Air Albani”a.

Nga njëra anë shikon Scholzin, Macronin, Melonin dhe të gjithë liderët botëror, nga krahu tjetër shikon gjynafqarë që janë për të ardhur keq.

Unë e di që e kanë nga halli, e kuptoj se çdo të thotë të jesh në një krizë identiteti dhe në një fund politik.

Atë që Berisha e thekson si dreka e bashkimit ajo ishte një vaki, në atë lokal vetëm xhenaze shtrohen. Mendoj se i përngjante një vakie të të 40-ve të PD-së”, tha Spahiu.