Pas takimit me kryeministrin Edi Rama, në Vilen 30 në Tiranë, kryetari i Partisë Bashkimi Demokratik për Integrim në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti tha se në fokus të bisedimeve ishte bashkëpunimi mes dy vendeve për anëtarësimin në Bashkimin Europian, si e vetmja mënyrë për të frenuar largimin e shqiptarëve.

Mospjesëmarrjen e përfaqësuesve të Lëvizjes Besa në takimin me kryeministrin e Shqipërisë, Ali Ahmeti e cilësoi si papjekuri politike, pasi sipas tij, dy vendet duhet të tregojnë se janë të bashkuara.

Përreth 3 orë, Rama zhvilloi të martën në mbrëmje diskutime me përfaqësuesit e partive politike të Maqedonisë së Veriut.