Euronews Albania ka siguruar ekskluzivisht një version të statutit të asociacionit të komunave me shumicë serbe prej 20 nenesh, i cili pritet te prezantohet javës tjetër. Gazetari i Euronews Albania Kosovë Gjoci raportoi se ky statut është vetëm një nga versionet, i punuar mbi marrëveshjet e vitit 2013 dhe 2015. Në nenin e parë të këtij draft statuti propozohet që asociacioni të formohet në bazë të Kushtetutës së Kosovës

Të hënën pritet të bëhet publik versioni final i këtij statuti, i mbështetur në marrëveshjet e nënshkruara mes Kosovës dhe Serbisë. “Asociacioni/Bashkësia është si subjekt juridik i themeluar në përputhje me Kushtetutën dhe sistemin juridik të Republikës së Kosovës”, thuhet në nenin e parë të këtij dokumenti. Pjesë e asociacionit sipas këtij statuti, do të jenë komunat me shumicë serbe, jo ato serbe. Ky statut flet për një vetëqeverisje lokale, edhe pse deri diku edhe tani ka një lloj pavarësie në këto komuna, por në të thuhet se duhet të ketë bashkëpunim me institucionet qendrore.
https://euronews.al/euronews-albania-zbardh-statutin-e-asociacionit-per-kosoven/