Këtë të hënë u nënshkrua marrëveshja për zhvillimin e projektit “Durrës Yacht & Marina”. Mohamed Alabbar themeluesi dhe pronar i kompanisë EMAAR me qendër në Dubai tha se ky projekte është një projektet , i cili renditet tek më të përparuarit në botë.

“Jemi me kaq fat ku jemi sot, sepse ajo që kemi rritur është vetëm fillimi. Kemi punuar fort, duke besuar se do të ndodhte, por në të njëjtin kohë shohim entuziazmin e njerëzve për vizionin tuaj. Jemi shumë krenar për këtë arritje. Disa nga gjërat që ne po bëjmë aty, që nuk jam bërë askund në botë. Është një nga projekte më të përparuara në botë. Kemi një ekip të plotë shqiptar dhe ky epik po shtohet. Këta njerëz që punojmë me ne nga Shqipëri, po drejtojnë një nga projektet më të përparuara në Evropë. Disa nga gjerat që po bëjmë këtu janë më të përparuara se edhe në Dubai”, tha ai.

Ai garantoi qytetarët shqiptarë se nuk do t’i zhgënjejë me këtë projket, të cilin e cilësoi madhështor.

“Nuk do t’ju zhgënjej”, tha ai.