Policia po zhvillon kontrolle në banesën e Ervis Martinajt në Surrel. Kontrollet sipas burimeve të ABC vijnë në sajë të vendimit të dhënë më herët nga Gjykata e Posaçme për kontroll në banesat ku mund të qëndrojë Ervis Martinaj në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë”.

Kujtojmë se Ervis Martinaj u shpall në kërkim në saj të operacionit “Golden Bullet”, pas rrëfimit të Nuredin Dumanit. Ky i fundit deklaroi se Martinaj i ka ofruar 500 mijë euro që ai të vriste Endrit Doklen.

Ky kontroll vjen 12 ditë pasi forcat e policisë zbarkuan në shtëpinë e Martinajt në zonën e Fushë-Kuqes në Kurbin, ku u gjet një arsenal armësh, të fshehur në kosheret e bletëve.

Ervis Martinaj rezulton i zhdukur që prej 9 gushtit të këtij viti.