Ditën e martë në mbrëmje, në Tiranë pritet të mbahet tryeza e përbashkët e diskutimit me partitë politike Shqiptare të Maqedonisë së Veriut.

Gazetari i Report Tv, Ermal Qori mëson se ftesa ka ardhur nga kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ndërsa ftesa i është drejtuar të gjithë liderëve të forcave politike atje. Këtë mbledhje e tentoi edhe në tetor të një viti më parë Lëvizja Besa, por përfundoi pa rezultat.

Ende nuk bëhet me dije se çfarë përmban konkretisht axhenda e kësaj mbledhje këtë fillimviti në kryeqytet.