Për herë të parë, pasi la Partinë e Lirisë dhe iu bashkua PS-së, Agron Çela është shfaqur krah kryeministrit Edi Rama. Ai ka qenë i pranishëm në një takim që kreu i qeverisë ka zhvilluar në qarkun e Shkodrës, takim ky i cili ka pasur në fokus ecurinë e projekteve zhvillimore të këtij mandati qeverisës me Fondin Shqiptar të Zhvillimi. Çela shfaqet në krah të majtë të Ramës, e ndërsa në krahun e djathtë të tij është drejtuesja politike e PS për Shkodrës, Elisa Spiropali. E pranishme është dhe ministrja, njëherazi deputetja Edona Bilali dhe deputeti Benet Beci. Çela shfaqet në krah të majtë të Ramës ndërsa në krahun e djathtë të tij është drejtuesja politike e PS për Shkodrës, Elisa Spiropali. “SHKODRA NA BASHKON – Me deputetët e Shkodrës për ecurinë e projekteve zhvillimore të këtij mandati qeverisës me Fondin Shqiptar të Zhvillimit”, ka shkruar Rama./m.j