Dalja e modeles Kejvina Kthella nga shtëpia e “BB VIP 2” zuri faqet e para të mediave rozë për shkak se vendimi për të u mor në bazë të dhunës që ushtroi ndaj Luiz Ejllit.
Mirëpo përveç mediave online, Kthella është kthyer në meme në rrjetet sociale, ku ajo që bie në sy janë sheikët dhe festa e tyre.
“Ishim bërë kaps”, është një nga memet pikante që ‘fansat’ i kanë bërë Kejvinës, ndërsa e kanë shoqëruar foton me sheikë dhe me emoj.
Sipas ironizuesve, sheikët po festojnë duke nënkuptuar se Kejvina do të shkojë drejt Dubait.