Sekretari i Përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri i shoqëruar dhe nga kryebashkiaku Gledian Llatja inspektuan në Elbasan fabrikën “M&M TOPUZI KONSTRUKSIONE METALIKE”, lider në fushën e përpunimit të metaleve, një repart model me kualitet të lartë prodhimi sipas standardeve europiane.
Damian Gjiknuri, që është njëherësh dhe drejtues politik i qarkut, tha se Elbasani ka të gjitha mundësitë për të qenë një qendër industriale. Ai theksoi se dhe investimet e reja do të përmirësojnë infrastrukturën duke ndihmuar ekonominë. “Shoh një repart model prodhimi, pompimi, peshore, vinça, pajisje të ndryshme. Pra është tamam një kualitet i lartë prodhimi. Pra nuk po bëhet fjalë më në atë të ashtuquajturën fasoneri e thjeshtë, përkundrazi këtu ka vlerë të shtuar inxhinierike, pajisje të cilat e gjejnë veten në të gjithë Europën. Më vjen mirë që Elbasani e ka mundësinë të kthehet tamam në një qendër industriale. Ka infrastrukturën, ka rrjetin më të mirë energjetik. Edhe investimet e reja me bypass-in e ri e të gjitha do ndikojnë më shumë për logjistikën dhe transportin”, nënvizoi Gjiknuri.
Numri dy i socialistëve u shpreh se në kohën që edhi në qeverisje PS, kjo industri ishte tërësisht e shkatërruar. Gjiknuri tha se falë punës së investitorëve dhe mbështetjes së qeverisë, edhe ky sektor do të ecë përpara. “Kur isha ministër ne gjetëm një sistem tërësisht të rrënuar, por falë punës së këtij djali me shumë bashkëpunim me bizneset lokale, të gjithë këto rrënojë industriale i ka kthyer në një aset kombëtar për industrinë e vendit. Pra, u mor një zonë totalisht e braktisur dhe shikoni një kapanon plotësisht modern falë investimit tuaj. Do na keni mbështetje. Padiskutim dhe mua do më keni mbështetje se jeni njerëz prodhues. Na bëhet qejfi që produkti made in Albania shkon kudo dhe mbi të gjitha është “made in Elbasan”. Ky është bashkëpunimi bashki – industry – qeveri qendrore se edhe ky përfaqësues i saj është. Po të harmonizohen këto tre hallka mundësitë këtu janë të mëdha”, deklaroi Gjiknuri.