Punët e mira nuk kanë te ndalur e një punë te mirë ka bërë i riu mitrovicas Arber Peci i cili ia ka falur një personi borxhin prej 77 mijë eurosh, këtë e ka bërë për hir të Zotit, shkruan Republika Online.
Këtë punë të mirë ai e ka bërë përmes një ndërmjetësuesi. Arsyeja pse e ka bërë publike këtë vepër, Peci ka thënë që dikush mund të motivohet që të veprojë njësoj. “Nuk ka ditë më madhështore tek Allahu se dita e xhumasë, përveç 10 ditëve të Dhul-Hixhes, sepse punët e mira në këto ditë janë të barabarta me gjithë vitin.”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë i Arber Pecit:
Ibn Umeri në shpjegim të një hadithi thotë:
“Nuk ka ditë më madhështore tek Allahu se dita e xhumasë, përveç 10 ditëve të Dhul-Hixhes, sepse punët e mira në këto ditë janë të barabarta me gjithë vitin.” Shpresoj të motivohet dikush nga kjo vepër dhe ta bëjë të njejtën.