Ish-amasadorja e BE në Shqipëri, Romana Vlahutin është bërë pjesë e një organizate prestigjoze ndërkombëtare me qendër në SHBA. Bëhet fjalë për Fondin Gjerman Marshall të Shteteve të Bashkuara (GMF), që është një organizatë e përkushtuar ndaj idesë se Shtetet e Bashkuara dhe Evropa janë më të forta së bashku.
Ka qenë vetë GMF e cila me anë të një postimi në twitter ka njoftuar se zonja Vlahutin do të jetë tanimë ”Partnere e jashtme e Dalluar për Gjeostrategji” që do të vizitojë dhe do të fokusohet në infrastrukturën strategjike dhe çështje më të gjera gjeostrategjike të BE-së.
📣 We are delighted to announce that @RVlahutin will be joining GMF as Visiting Distinguished Fellow for Geostrategy. She will be focusing on strategic infrastructure and wider EU geostrategic issues. https://t.co/VrEVsHcjCO pic.twitter.com/FlQDPMDZjc
— German Marshall Fund (@gmfus) January 30, 2023
Postimi i plotë i GMF në twitter: Jemi të lumtur të njoftojmë se @RVlahutin do t’i bashkohet GMF-së si Partnere e jashtme e Dalluar për Gjeostrategji. Ajo do të fokusohet në infrastrukturën strategjike dhe çështje më të gjera gjeostrategjike të BE-së.
Po kush është Romana Vlahutin dhe cilat janë fushat e saj të ekspertizës?
Ajo shërbeu nga viti 2019 deri në vitin 2022 si ambasadore e dërguar speciale e BE-së për lidhjen në Shërbimin Evropian të Veprimit të Jashtëm, ku drejtoi strategjinë e lidhjes së BE-së dhe punoi si kryenegociatore për partneritetet e lidhjes BE-Japoni dhe BE-Indi. Vlahutin ishte ambasadore e BE-së në Shqipëri nga viti 2014 deri në 2018 dhe drejtoi mbështetjen e BE-së për procesin e reformës së politikave publike të vendit, duke përfshirë atë për gjyqësorin. Ajo ishte këshilltare e politikës së jashtme të presidentit kroat nga viti 2010 deri në vitin 2014.
Vlahutin është një diplomate karriere kroate, që ka shërbyer si shefe e seksionit politik në ambasadën kroate në Uashington, zëvendës ambasadore në Beograd dhe drejtore e analizës strategjike dhe planifikimit të politikave në Ministrinë e Punëve të Jashtme në Zagreb. Ajo gjithashtu punoi si analiste për Gjykatën Penale Ndërkombëtare të OKB-së për ish-Jugosllavinë dhe, në Kosovë, si drejtore politike për Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë.
Vlahutin është diplomuar në Universitetin e Zagrebit dhe Universitetin e Harvardit. Ajo është anëtare e Këshillit Evropian për Marrëdhëniet me Jashtë.
FUSHAT E EKSPERTIZËS: Infrastruktura strategjike, Nderlidhja, Bashkimi Evropian, Politika e Jashtme dhe Siguria Evropiane, Procesi i Zgjerimit Evropian