Ish-zv.prokurori i Përgjithshëm i Shqipërisë, Fatos Dervishi thotë se deri në këtë fazë të hetimit nuk ka asnjë veprim të kundërligjshëm të kryeministrit Rama, për takimin me ish-zyrtarin e lartë të FBI, Charles McGonigal.
Ai është pyetur se përse është akuzuar vetëm McGonigal dhe jo dy shqiptarët e tjerë të përmendur në dosje, Agron Neza dhe Dorian Duçka.
Sipas Dervishit, këta dy persona mund të jenë në një marrëveshje me hetuesit që të përdoren si dëshmitarë në gjyq.
Pyetje: A implikohet Rama penalisht nga fakti që ka njohur McGonigal?
Fatos Dervishi: Njohja që mund të kesh me njerëz të tjerë, nuk përbën vepër penale për sa kohë që personalisht nuk tërhiqesh në aktivitet që ti e di që nga natyra janë aktivitet i kundërligjshëm.
Në këtë rast kryeministri është takuar me McGonigal gjatë vizitave të këtij të fundit në Tiranë ose të kryeministrit në Nju Jork. Këto takime nuk mund të konsiderohen veprime të kundërligjshme.
Ajo që mund të komplikojë situatën, është nëse Prokuroritë Federale në të dy distriktet të kenë informacione që palët (pra kryeministri, McGonigal, Personi A dhe Personi B) të kenë hyrë në marrëveshje që McGonigal të krijonte dosje apo të lançonte investigime për llogari të kryeministrit apo partisë që ai drejton.
Por kjo ngelet në kuadrin e akuzave që McGonigal i atribuohen në këtë moment. Por duke lexuar instrumentin me akuza ndaj McGonigal del se Personi A dhe Personi B kanë dhe informacione të detajuara për të gjithë periudhën që bëhet fjalë.
Pyetje: Përse Prokuroria nuk ka ngritur akt-akuzë ndaj Duçkës dhe Nezës, por vetëm ndaj McGonigal?
Fatos Dervishi: Bazuar në Criminal Complaint që është dorëzuar nga Prokurori Federal i Columbia Disctrict me DC, psasi juria e madhe në fshehtësi, pasi ka dëgjuar US Attorney ka vendosur që të akuzojë z.McGonigal me një sërë akuzash që lidhen me aktivitete që janë konsideruar kriminale në natyrë si gjatë kohës që ishte në detyrë si FBI Special Agent për kundërzbulimin por edhe pas lënies së detyrës.
Përgjigjen e kësaj pyetje vetëm US Attorney mund t’i japë përgjigje qoftë ai i Southern Disctrict of NY ose ai në Disctrict of Columbia pse nuk kanë ngritur akuzë ndaj Personit A dhe Personit B. Me çfarë unë shikoj për momentin Prokurorët Federalë mund t’i kenë përdorur dëshmitë e Personit A dhe Personit B për të konsoliduar akuzat e ngritura nga juritë në të dy distriktet.
Ndoshta kanë hyrë në një marrëveshje me Personin A dhe Personin B që në këtë rast t’i përdorin si dëshmitarë në procesin gjyqësor që do të zhvillohet kundër McGonigal. Po ashtu mund të ekzistojnë të dhëna të tjera që përbëjnë sekret për momentin që nuk duhet publikuar apo të futen në Criminal Complaint apo Indictment Documents që çelen përpara Federal Judge.