Deputeti socialist Erion Braçe kujton protestën më tragjike që ka parë Shqipëria në demokraci, atë të 21 Janarit 2011, ku të vrarë mbetën katër protestues.
Ai i quan vdekjet e katër protestuesve pushkatime dhe thotë se si të tilla ato nuk i ndryshon dot askush, teksa thekson se edhe pas 12 vitesh drejtësia mungon ende për këtë ngjarje.
“21 janar, 12 vite pas! Vdekjet ishin vrasje, me shume-pushkatime; Shihini keto 7 foto; Jane pushkatimet e Ziver Veizit, Hekuran Dedes, plagosjet e Sokrat Godes dhe Fatos Mahmutajt;
Aparati i Hektor Pustines kaq kapi, si deshmi e pushkatimeve masive ate dite! Per 12 vite me rradhe mbeten pushkatime, jane pushkatime, do te vijojne te jene pushkatime! Nuk ndryshojne dot! Nuk i ndryshojne dot!
Ajo qe nuk ka ndryshuar gjithashtu, eshte mungesa e drejtesise!
Sot arrestohesh e lincohesh publikisht edhe per nje arke peshk qe ekziston vetem artistikisht, per ti ngjitur nje ceshtjeje edhe propaganden, jo provat; por per pushkatime sic ato te 21 janarit, jo, nuk prekesh, ke imunitet, je i paprekshem-drejtesia nuk arrin tek ty!
Ky eshte vendi qe kemi sot, 12 vite pas 21 JANARIT, dites me te tmerrshme ne demokraci ne bulevardin e deshmoreve”, shkruan Braçe.