Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka në një konferencë për mediat është pyetur në lidhje me deklaratën e bërë publike në mediat për nisjen e procedurave për zëvendësimin e ambasadores së SHBA-së, pak javë më parë.Gazetari: Çfarë punë ka ministria e Jashtme me zgjedhjen e ambasadorëve që bën një shtet tjetër?‘Shteti shqiptar është shteti pritës dhe nuk ka asnjë punë me çshtjet që bën shtetit tjetër. Por kemi një rol për dhënien e dakordësisë sa herë ndodh akreditimi i ambasadorëve. Në kushtet kur ambasadorja amerikane për shkak të trillimeve, në gjykuam se po i vinim kapak në kushtet për shumë kërkesa për informacion, apo rrodhi në media në thamë ju lutem ti vëmë kapak thashethemeve pasi nuk ka asgjë për tu shënuar. Mund të mos e kishim bërë, pro qëllimi ka qenë ky dhe vetëm ky. Marrëdhënia me SHBA nuk ka qenë ndonjëherë më e thellë dhe domethënëse sa ç’është sot. Jam i bindur se edhe ambasadori/ja i ri do të shpallet i korruptuar nga Foltorja, por jam bindur se do punoj me përkushtim për këtë vend.’- tha Xhaçka.