Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca u shpreh se sfida e këtij viti është blegtoria. Krifca u shpreh se bazuar në të dhëna, Bujqësia është në nivele të stabilizuara.

“Blegtoria është sfida jonë kryesore, kemi mbështetur blegtorët dhe do bëjmë të njëjtën gjë edhe gjatë këtij viti.

Bazuar në të dhënat, ne jemi në nivele të stabilizuara dhe me një rritje të lehtë.

Ata që thonë ndryshe nuk dinë ç’flasin. Kemi një rritje me 18.1% në vlerë krahasur më 2021. Dhe 15.6% në sasi. Struktura e eksporteve ka pasur një strukturim cilësor. Rritja e eksporteve ka dhe çmimin e rritjes së produktit. Sipas sasisë, bujqësia zë më shumë se 6% të strukturës.”-tha ajo.