Presidenti Zelensky ka mirëpritur rezolutën e Parlamentit Evropian për krijimin e një Gjykate të Posaçme për të mbajtur përgjegjësinë e udhëheqjes politike dhe ushtarake ruse për krimin e agresionit kundër Ukrainës. Parlamenti votoi me një shumicë dërrmuese për krijimin e gjykatës për të mbushur hapësirën në drejtësinë penale ndërkombëtare.
“Deputetët evropianë theksojnë se duhet të ketë juridiksion për të hetuar jo vetëm Vladimir Putinin dhe udhëheqjen politike dhe ushtarake të Rusisë, por edhe Aliaksandr Lukashenka dhe miqtë e tij në Bjellorusi. Ata theksojnë gjithashtu se puna përgatitore e BE mbi gjykatën speciale duhet të fillojë menjëherë dhe të përqëndrohet në ndërtimin e marrëveshjeve për gjykatën në bashkëpunim me Ukrainën. Autoritetet ukrainase dhe ndërkombëtare duhet të mbështeten në sigurimin e provave që do të përdoren në të ardhmen”, tha në një deklaratë parlamenti.
Presidenti Zelensky postoi mbështetjen e tij në Twitter duke thënë:
“Rusia duhet të mbahet përgjegjëse për luftën e saj të agresionit dhe drejtësia duhet të mbizotërojë”.