Do të vijojë nën ndikimin e motit te qëndrueshëm i gjithë territori shqiptar duke bërë që kthjellimet të jenë dominante. Më të theksuara në zonat e ulëta dhe bregdetare ndërsa me kthjellime dhe vranësira të shpeshta paraqiten zonat malore.
Do të mbetemi në kushte të kthjellime dhe vranësirave të lehta e kalimtare deri në orët e vona të natës kur pritet shpeshtim i vranësirave në vend.Temperaturat e ajrit do të mbeten konstante në mëngjes por mesdita sjellë një rritje të lehtë të tyre duke luhatur vlerat ditore nga -4°C deri në 14°C.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi veri-veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.