Promovimi i bukurive të Shqipërisë ka qenë një ndër sukseset e vitit 2022, kjo nisur edhe nga shifrat pozitive të turizmit në sezon. Ministrja Kumbaro shprehet se çdo javë, bukuritë e vendit tonë patën mundësi të ekspozoheshin në artikujt e mediave prestigjioze por gjithashtu shumë shpejt, bukuritë e vendit tonë do të kenë një emision të dedikuar të shtunë dhe të diel, në kategorinë ‘Botë’ në BBC!
“Viti që lamë pas ishte një promovim shumë i mirë, e kemi parë Shqipërinë prezent në shumë artikuj të mediave prestigjioze.
Një emision do të ketë një edicion të dedikuar në fundjave të bukurive të Shqipërisë në BBC World News, nga një autore shumë e famshme. Kësaj po i bën vetë BBC Channel Four një promovim e më pas do e marrë edhe Netflixi.”- tha Kumbaro.