Si pasojë luftës Ruse në Ukrainë janë shkaktuar mbi 700 mld dollarë dëme në ekonominë e vendit.
Kryeministri ukrainas Denys Shmyhal, ndërsa ka mbajtur fjalën e tij në një mbledhje me kabinetin në Kiev, ka thënë se një nga prioritetet e qeverisë për këtë vit është “rimëkëmbja e Ukrainës”.
“Së bashku me Bankën Botërore, autoritetet ukrainase planifikojnë të kryejnë një verifikim të nevojave të Ukrainës për “rimëkëmbjen sa më të shpejtë”, ka thënë ai.