Armaldo Kllogjeri ose siç thërritet gjerësisht Maestro, ka “zbuluar” strategjinë që Luizi po përdor në lojë. Ai thotë se strategjia e tij është ngacmimi dhe ironia që u bën banorëve.

“Ai e ka kështu. Flet me Tean, dy fjalitë e para, tek e treta ngacmon Oltën, fjalinë e katërt përfshin një tjetër.

Pastaj i fut të gjithë me një thes. Pastaj i shan të gjithë. Këtë strategji ka ai,”-është shprehur Maestro.