Një alarm për bombë në një avion ‘ngriti në këmbë’ autoritetet në Greqi, por rezultoi të ishte i rremë. Avioni Boeing 737 i Ryanair me 192 persona në bord, ishte nisur nga Katowice, Poloni, me destinacion Athinën.

Ishte një telefonatë kërcënuese për praninë e një mjeti shpërthyes brenda avionit. Sipas Policisë , avioni u ul në një pjesë të largët të pistës. Pasagjerët u kontrolluan një nga një, bagazhet ekuipazhi si dhe i gjithë mjeti.