Mbledhja e kryeministrit Edi Rama me ministrat do të vijojë edhe ditën e sotme për të diskutuar performancën 12 mujore të ministrive. Kreu i qeverisë shkruan në rrjete sociale se do të vijojnë diskutimin maratonë ndërsa analiza e vitit të shkuar i bën më optimistë për vitin 2023.
“Vazhdojmë edhe sot diskutimin maratonë të fillimvitit, ku analiza e detajuar e 12 muajve të shkuar na bën shumë optimistë për 2023-shin, po na jep edhe mundësinë e një reflektimi shumë të dobishëm mbi çdo sektor”, shkruan Rama.
Në fotografitë e publikuara tregon se në fokus mbeten projekte si Korridori Blu, Parku Fotovoltaik Karavasta, HEC Skavica, Tuneli i Llogarasë, Hekurudha Tiranë-Durrës, Aeroporti i Sarandës, Aeroporti i Vlorës dhe fluksi i turistëve.