Nga data 24 janar, aprovuar nga Bashkimi Evropian janë lejuar të konsumohen Acheta domesticus, insektet e padëmshme të shtëpisë. Bashkimi Evropian ka autorizuar tregtimet e tyre në formë mielli. Insektet bëhen ushqimi i tretë i “çuditshëm” i lejuar për konsum në Bashkimin Evropian. Nga korriku i vitit 2021 mund të “shijojmë” shijen e krimbit të verdhë, dhe nga nëntori i vitit të kaluar mund të provojmë njëlloj karkalec migrues, aprovuar nga rregullorja e Bashkimit Evropian për ushqimet e reja në listë. Pas kërpudhave dhe karkalecave, do të hamë edhe insektet.
Më 8 korrik 2020, Komisioni i kishte kërkuar Autoritetit Evropian të Sigurisë Ushqimore që të bënte një vlerësim për këtë çështje dhe më 23 mars 2022, EFSA miratoi një opinion shkencor mbi sigurinë e pluhurit pjesërisht të çyndyrosur të Acheta domesticus intero. Për një periudhë pesë vjeçare, duke filluar nga data e hyrjes në fuqi të kësaj rregulloreje, 24 janar 2023, në dispozitë është e përcaktuar, vetëm shoqëria Cricket One Co Ltd, e cila autorizohet të vendosë ushqimin e ri në tregun e Unionit.
Bashkimi Evropian ka miratuar përdorimin e këtij mielli në ushqime si buka, picat, salcat,biskotat, çokollat etj
Rregullorja e BE-së për “ushqimet e reja”
Tregtimi i insekteve për ushqim është bërë i mundur në Evropë me hyrjen në fuqi të rregullores së BE-së për “ushqimet e reja” më 1 janar 2018, e cila lejon që insektet të njihen si ushqime të reja dhe si produkte tradicionale nga vendet e treta. Për momentin, BE-ja ka autorizuar tashmë për shitje, si ushqim për të sjellë në tryezë, përveç insekteve shtëpiake (Acheta domesticus), larvën e verdhë të miellit (Tenebrio molitor) dhe karkalecin migrator.