Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Ogerta Manastirliu në konferencën e parë për vitin 2023, ka bërë bilancet në fushën e shëndetësisë për vitin që lamë pas, ndërkohë që ka treguar edhe objektivat për vitin e ri.
‘Prioritet i prioriteteve do të jetë rritja e pagave. Pakoja e madhe ka mbështetur 19 mijë mjekë dhe infermierët tanë. Do zgjerojmë shërbimet shëndetësore afër vendbanimeve. Do vijojmë që të investojmë në flotën e re të shërbimit të urgjencës Kombëtare duke rritur numrin e automjeteve të reja.’- u shpreh Manastirliu.