Kishte granatë brenda në trup, operohet me sukses ushtari ukrainas. ,Mjekët kanë mundur të nxjerrin një granatë të pa shpërthyer brenda trupit të tij. Kirurgët arritën të hiqnin me sukses granatën që ishte poshtë zemrës së ushtarit. Hanna Maliar, zëvendësministre e mbrojtjes e Ukrainës shpjegoi situatën duke treguar dhe pamje të rreze X -it të municionit brenda trupit të ushtarit.
“Operacioni u krye pa përdorur elektrokoagulim, një metodë e zakonshme për të kontrolluar gjakderdhjen gjatë operacionit, sepse “granata mund të shpërthente në çdo moment”,- tha Maliar