Orët e para të ditës në vendin tonë do të jenë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta. Ndërsa pjesa e dytë e ditës do të sjelli në Shqipëri shpeshtim të vranësirave, të cilat do të gjenerojnë reshje shiu në ultësirën perëndimore dhe reshje dëbore pritet të ketë në zonat malore Verilindore dhe Juglindore.
Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por do të ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -2°C deri në 13°C. Era do të fryjë mesatare dhe e fortë në det me shpejtësi 55 km/h nga drejtimi Jugor do të krijohet dallgëzim mbi 4 ballë.