Mrekullitë e Shqipërisë, kjo do të jetë rubrika e emisionit më të ri në median prestigjioze BBC World për bukuritë e vlerat në vendin tonë. Shqipëria do të jetë protagoniste e fundjavës në BBC ku çdo javë, përpos eksplorimit të natyrës dhe peizazheve, do të ketë edhe tematike informuese për kulturën e historinë e vendit tonë.

E tillë është edhe tematika që do trajtohet këtë fundjave, ku do të flitet për romakët dhe gjakmarrjen. Historiania Bettany Hughes eksploron këtë fundjavë qytetet epike, kalatë, vendet arkeologjike dhe historikë e kulturën e larmishme.

Në këtë episod të parë Bettany viziton qytetin antik të Butrintit dhe takohet me komunitete të largëta në Alpet spektakolare shqiptare.