Ekonomia shqiptare do të rritet vetëm me 2.4% përgjatë këtij viti. Janë këto projeksionet e agjencisë britanike të kërkimeve dhe analizës, The Economist Intelligence Unit, sipas të cilës ekonomia edhe pse është kthyer në nivelet e para pandemisë, në 2023 do të ngadalësohet ndjeshëm. Efektet në ekonomi thuhet në raport do të përcillen me inflacion të lartë, pra përshpejtim të rritjes së çmimeve dhe dobësim të kërkesës nga partnerët kryesorë tregtarë të Shqipërisë në Europë. Ndërsa për vitin 2024 parashikimet janë më optimiste dhe flasin për një zgjerim të ekonomisë me 3.2%. Instituti britanik të kërkimeve nënvizon si një ndër problemet më shqetësuese emigracionin masiv dhe mungesën e punëtorëve të kualifikuar që mund të pengojë në afat të gjatë perspektivën dhe zhvillimin e ekonomisë së vendit. Ndër të tjera raporti thekson se qeveria po përballet me sfida fiskale, veçanërisht në drejtim të të ardhurave tatimore të ulëta. Në këtë kuadër, rekomandon një reformim të thellë të sistemit të ashtuquajtur sipas tij kompleks dhe të fragmentarizuar të taksave. Ekspertët e njësisë inteligjente në “The Economist” vlerësojnë si problematike edhe nivelin e lartë të informalitetit në vend, duke theksuar se sektori i madh informal do të dobësojë kërkesën e brendshme, nxitësi kryesor i rritjes në vitet e fundit. Megjithëse pret që ekonomia të rimëkëmbet gradualisht, skenari i The Economist është më optimist se ai i bërë nga organizmat ndërkombëtar FMN me një vlerësim prej 2% rritje të PBB dhe Banka Botërore në rishikimin e fundit të saj parashikon një zgjerim të ekonomisë këtë vit me vetëm 2.2%.
Home Lajme Aktualitet Në 2024 ekonomia shumë më optimiste/ Për Shqipërinë parashikohet një rritje ekonomike...
Në 2024 ekonomia shumë më optimiste/ Për Shqipërinë parashikohet një rritje ekonomike mbi 3.2 %
Peleshi pritet nga homologu italian: Shqipëri-Itali, partneritet strategjik për të ardhmen europiane
Në vijim të vizitës zyrtare në Itali, Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi, i shoqëruar nga deputetët e Grupit Parlamentar të Miqësisë me...
Gjysmëtëvërtetat e PD-së që nuk e lënë të fitojë
Nga Redi Shehu
Debati rreth të ardhmes së Partisë Demokratike, ndoshta për shumë veta është bërë i bezdisshëm. Për disa të tjerë duket i kotë,...
Sqarimi i Ambasadës amerikane në Tiranë: Ja cilët qytetarë nuk lejohen të hyjnë në...
Ambasada e SHBA-ve në Tiranë ka sqaruar se cilët qytetarë shqiptarë mund të udhëtojnë në drejtim të SHBA-ve dhe cilat kategori janë të ndaluara.
Sipas...
“Robt ku t’i kesh…”, Shakohoxha ndan episodin me tifozin
Ish-komentatori sportiv Dritan Shakohoxha tregoi në “Opinion” një episod të çuditshëm, por dhe qesharak, me gjuhën e urrejtjes në rrjetet sociale. Edhe pse nuk...
“Moment kritik për botën, lufta është shumë afër”, Shefja e diplomacisë së BE-së: Duhet...
Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas, u tha privatisht ligjvënësve se gjendja e botës nënkuptonte se mund të ishte një “moment...
Gara për numrin dy të BKH-së: Hapet procedura për Zëvendësdrejtorin e Hetimit Kundër Korrupsionit...
Byroja Kombëtare e Hetimit ka shpallur zyrtarisht hapjen e procedurave për përzgjedhjen e Zëvendësdrejtorit të BKH-së, një pozicion kyç në strukturën që heton korrupsionin...
SHBA ‘ngriu’ vizat e emigracionit, Spiropali i përgjigjet opozitës: Shpifni sikur Trump ka futur...
Një vendim i DASH për të pezulluar e shqyrtimin e aplikimit të vizave nga 75 vende, përfshirë edhe Shqipërinë, entuziazmoi opozitën në Tiranë, e...
Horoskopi për ditën e sotme, 15 janar 2026
Dashi
Ndjen se je i destinuar për një qëllim më të lartë. Mos e shpërfill këtë zë të brendshëm që këmbëngul se je i destinuar...
VENDIMI I PLOTË/ SPAK dhe kufijtë kushtetues të sekuestrimit të celularëve: Gjykata Kushtetuese vendos...
Gjykata Kushtetuese ka dhënë një vendim me peshë në raportin mes hetimit penal dhe mbrojtjes së të drejtave themelore, duke vendosur kufij të qartë...
Rama ndan fotot nga Abu Dhabi: Mikpritje e paharrueshme, vendosëm piketa të reja të...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë disa foto nga qëndrimi i tij në Emiratet e Bashkuara Arabe, ku u nderua me medaljen më të lartë...




















